Yllka Kuqi publikon një fotografi të veçantë me bashkëshortin nga martesa (Foto)

0

Këngëtarja Yllka Kuqi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Ajo është e martuar prej vitesh me drejtorin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, Astrit Pallaskën.
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2011 në një dasmë madhështore, të organizuar në Gjakovë, shkruan Telegrafi.

Tani pas gjashtë vjetësh, Yllka ende ndjen nostalgji për ditën më të lumtur të jetës së saj.

Ajo së fundmi ka ndarë me fansat në InstaStory, një imazh shumë të veçantë nga martesa e sa, ku shfaqet krah Astritit.
Ka qenë ky momenti, kur dyshja janë ulur në mes të dasmës, dhe kanë kënduar së bashku një këngë dashurie kushtuar njëri-tjetrit.

Duke qenë nostalgjike për këtë moment, Yllka vendosi që ta ndajë bashkë me ndjekësit e saj këtë fotografi shumë të veçantë.

Comments
Loading...