Manchester United ka gati 170 milionë euro për super sulmuesin

0 69

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho dëshiron të nënshkruaj në vitin 2018 me yllin e Tottenhamit, Harry Kane.

‘The Sun’ thotë që Mourinho është duke kërkuar transferimin rekord prej 170 milionë funta, transmeton arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” kishin diskutuar me “Spursët” dy vite më parë një marrëveshje prej 40 milionë funta që përfshinte edhe Javier Hernandezin. Daniel Levy kishte refuzuar ofertën menjëherë duke i thënë Manchester United se beson që ata mund të marrin nga Kane më shumë se 77 milionë funtat nga Gareth Bale.

Mourinho ka qenë një admirues i sulmuesit në formë të Anglisë që një kohë të gjatë dhe siç duket dëshiron të sjell atë në Old Trafford. Ai beson që partneriteti i mundshëm me Romelu Lukakun mund të kthej Manchester United në fuqi dominuese sërish në Evropë.

“Spursët” janë të vendosur se do të refuzojnë çdo ofertë për yjet e tyre, veçanërisht ato për sulmuesin Harry Kane.

“Klubi ka pyetur rreth disponueshmërisë së Kanes vite më parë. Atyre iu është thënë nga ‘Spursët’ se nuk ekziston asnjë shans. Jose është një tifoz i madh dhe shumë i interesuar”, ka thënë një burim brenda Old Trafford për gazetën angleze.

Comments
Loading...