Djali i shpreh dashurinë ‘Live’, deklarata skuqi dhe turpëroi Eni Çobanin

0 66

Në emisionin “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” u tregua një histori e dhimshme shqiptare.

E ftuar në emision ishte Englantina dhe miku i saj Niku. Englantina kërkon të rimarë kujdestarinë e vjazës së saj, të cilën u detyrua ta braktiste 23 vjet më parë.

Niku ishte i ftuar në atë studio për ta ndihmuar Englatinën të fitonte vajzën e saj. Gjatë emisionit Niku zbuloi dhe ‘dobësinë’ e tij ndaj juristes Eni Çobani, e cila u ndje e befasuar nga deklarata e tij.

‘Unë këtu në këtë studio jam më shumë nga debulesa që kam për ty dhe d.m.th nga kjo unë jam këtu në këtë studio’- i është drejtuar Niku juristes.

‘Unë të falënderoj për respektin. Unë po e dëgjoj për herë të parë dhe të them të drejtën jam pak e shokuar. Por, ideja është që Niku, dashuritë që mund të keni kundrejt figurave të ndryshme mediatike… besoj që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja që ju erdhët, se mua mund të më takonit edhe në një vend apo në zyrën time, nuk ka asnjë problem, por kemi ardhur sot për Englantinën dhe do të doja ta dëgjonim sot atë me vëmendje. U skuqa një çikë unë nga kjo deklarata e Nikut.-u mundua të dilte nga situate Eni Çobani. /Gazeta Express/

Comments
Loading...