Britania në nivel alarmi ‘kritik’ nga terrorizmi

0

Niveli i rrezikut nga terrorizmi është ngit në nivelin më të lartë pas sulmit të sotëm në metron e Londrës.

Theresa May tha se rreziku është ngrit në nivelin kritik, duke nënkuptuar se në të ardhmen e afërt priten sulme të reja.

Një shpërthim ndodhi sot duke lënduar 29 persona.

Hetimi po vazhdon për personin që vendosi bombën, për të cilin Shteti Islamik tha se qëndron pas sulmit.

May tha se ushtria do të mbështes policinë dhe do të zëvendësojë ata në disa vende publike.

Comments
Loading...