“Belotti do t’i bashkohet një ditë Milanit”

0 39

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka folur edhe njëherë për tentimin e Kuqezinjve për ta sjellë në “San Siro” Andrea Belottin.

Ai tregoi se transferimi dështoi pasi Torino kërkonte shumë para dhe në fund e blenë Nikola Kalinicin, lojtar që gjithashtu e kërkonte trajneri i Milanit, Vincenzo Montella.

“Mendoj se është normale që nganjëherë të ketë konfrontime të ideve, por kurrë asnjëherë një trajner nuk thotë se “e dua këtë dhe kjo është e gjitha”. Është e vërtetë që Montella me të vërtetë e dëshironte Kalinicin për shembull”, tha Mirabelli.

Kroati u ble për 25 milionë euro nga Fiorentina pasi Torino refuzoi 70 milionë euro për italianin e talentuar, Andrea Belotti.

“Nuk është sekret që ne u munduam ta sjellim  Belottin në Milan, por ishte lëvizje e vështirë për shumë arsye. Ai është lojtar i fortë – fans i Milanit, kjo tashmë dihet, kështu që ndoshta një ditë ai do ta veshë fanellën për të cilën ka ëndërruar si fëmijë”, shtoi drejtori i Milanit.

Nëse Milan dëshiron Belottin, duhet të paguajë 100 milionë euro, që është klauzola e italianit, në të kundërtën Torino nuk do të heqë dorë nga 23 vjeçari. /Gazeta Express/

Comments
Loading...