“Do bëhesh prostitutë, siguro 10 mijë euro”, si e mashtroi “biznesmeni” shqiptar të renë

0

Një “e ardhme e rremë” të cilës i besoi, por përfundoi keq. I kishin premtuar që do të vinte në Itali si bashkëshorte, por pas mbërritjes atje, del në dritë e vërteta e trishtë.

Ata donin që ajo të prostituonte. Bashkëshorti i saj dhe shoku i tij kishin menduar për gjithçka, përveç forcës së atyre që u rebeluan, e larguan dhe i denoncuan.

Një shqiptar 40-vjeçar në Martinsicuro u dënua nga gjykata e Teramo me 4 vjet burg për nxitjen e prostitucionit.

Në çdo fjalë kishte gënjeshtër, histori e cila daton nga viti 2012, kur vajza, tashmë bashkëshortja e shqiptarit, arriti në Itali.

Ai e kishte njohur në Marok dhe i propozoi martesë. I ishte paraqitur si një person i ndershëm, sipërmarrës, të cilit vajza i besoi, por me të mbërritur në Itali, gjeti shokun e burrit, po shqiptar, i cili u dha në dorë një telefon celular dhe çelësat e një banese.

Të dy i thanë asaj se duhet të prostituonte dhe të arrinte fitime deri në 10,000 euro. Por marokenia arriti te arratisej dhe ta denonconte shqiptarin.

Comments
Loading...