Austriakët e ndalojnë burkën: Ky milioner ua paguan dënimet, deri tani 300 mijë euro

0 65

Në Austri nga 1 tetori hyn në fuqi ligji për ndalesën e burkës. Ndërsa sanksioni ligjor është shuma 150 euro.

Mirëpo milioneri Rachid Nekkaz nga Algjeria, ka lajmëruar që do t’i paguaj të gjitha dënimet që marrin femrat. Nekkaz nuk bën shaka mbi këtë temë, sepse edhe më herët nëpërmjet një organizate ka marrë përsipër dënimet e tilla në Francë, Belgjikë, Holandë dhe në Zvicër, transmeton gazetametro.net

Rachid Nekkaz thotë se nuk është qëllimi i tij të iu jep të drejtë burkës, por angazhimi i tij e shpjegon të drejtën fetare.

“Nëse pranohet feja, atëherë duhet të pranohet edhe mënyra se si feja tregohet”, ka deklaruar Nekkaz. Ai deri më tani ka paguar 300 mijë euro dënime.

Sebastian Kurz është ministri i punëve të jashtme të Austrisë, i cili po kandidohet edhe për kryeministër. Ai e ka sulmuar ashpër polikitën e emigrantëve dhe nuk po i pëlqen angazhimi që ka marrë Nekkaz.

“Kush mban burkën apo niqab në Austri, duhet të përballet me pasojat”, ka thënë Kurz./gazetameto.net

Comments
Loading...